HIKERR ME THJERREZA

200 gr thjerrëza
100 gr hikërr
1 qepë të thatë
1 thelpi hudhër
1 degë rozmarinë
1 gjethe dafine
4 lgj vaj ulliri
1 koncentrat pule
Kripë, piper
Uthull për servirje

Fillimisht vendosim thjerrëzat pasi i kemi larë mirë në ujë të vakët për 5 minuta.
Ndërkohë në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën së bashku me hudhrën të grirë imët. Vendosim për aromatizim dhe një degë rozmarinë.

Pasi qepa të jetë kaurdisur mirë shtojmë thjerrëzat dhe hikrrën, i përziejmë për 1-2 minuta dhe më pas shtojmeë koncentratin e pulës të tretur në ¾ filxhan çaji ujë të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper si dhe me një gjethe dafine dhe e lemë gatimin të zieje për rreth 40 minuta në temperaturë mesatare.

Pasi gatimi të ketë përfunduar e servirim të ngrohtë me pak vaj ulliri dhe pak uthull.

HIKERR ME KUNGUJ TE NJOME

200 gr hikërr
250 gr kunguj të njomë
1-2 qepë të njoma
8-10 domate qershi
5-6 domate të thata në vaj
1 tufë majdanoz
Vaj ulliri
Kripë, piper

Fillimisht lajmë mirë hikrrën dhe e kullojmë. Vendosim ujë (në raportin 1 me 2 me hikrrën) të ngrohet dhe më pas shtojmë hikrrën, pak vaj ulliri dhe pak kripë. E lemë hikrrën të ziejë për rreth 15-20 minuta.

Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e njomë (pjesën e bardhë deri afër bishtit), më pas shtojmë kungullin të prerë në fetëza të holla. E spërkasim me pak kripë dhe piper, e mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë kungullin të zbutet për 5-10 minuta.

Më pas shtojmë domatet qershi si dhe domatet e thata. I përziejmë duke shtuar në fund hikrrën dhe majdanozin e grirë imët. E trazojmë për 1-2 minuta dhe e servirim menjëherë.

KEK ME MIELL HIKRRE DHE MARMALATE LULESHTRYDHE

250 gr miell hikrre
1 zarf pluhur pjekës
3-4 kokrra vezë
½ gotë sheqer
½ filxhan vaj
Cipë limoni ose portokalli
Pak lëng portokalli

Për dekor:
Marmalatë luleshtrydheje
Sheqer pluhur për pudrosje
Luleshtrydhe të freskëta

Përziejmë vezët me sheqerin, shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen derisa të bëhet një masë kremoze e të ketë rritur vëllimin. Miellin e hikrrës e përziejmë me pluhurin pjekës dhe me pak cipë limoni të grirë në rende ose cipë portokalli. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe fruta të thata.

Lyejmë tavën me yndyrë, hedhim masën e përgatitur dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 175-180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

Pasi keku të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe më pas e presim në racione dhe të gjithë sipërfaqen e lyejmë me një shtresë marmalatë luleshtrydheje. E spërkasim lart me pak sheqer pudër dhe në qendër të kekut bëjmë një dekorim me luleshtrydhe të freskëta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: