Ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila thotë se mandati qeveritar nuk shtyhet duke bërë batuta. Ai ironizon kështu kryeministrin Edi Rama. Duke marrë shkasë nga deklaratat e kryeministrit në Himarë, se veriorët kishin zaptuar tokat në bregdet, Hila thotë se kjo mund të jetë e vërtetë, pasi kanë qenë klientë të Berishës, por një gjë e tillë po ndodh edhe tani. Ai tregon edhe një barcaletë me një ushtar, duke nënkuptuar këtu kryeministrin.

“Pas dy muajve me tregimet erotike për, nga, dhe me sigurimin e shtetit; pas javës demokratikase ku filloi legjenda e re nëse PD u themelua ne 11 apo 12 dhjetor; pasi shpëtuam për një qime nga koncesioni i radhës ku gati na shiten edhe jetën e përtejme, vjen tema e teatrit te radhës sesi verioret ju kane vjedhur tokat himarjotëve.

Për hir te se vërtetës sa i kane vjedhur toka himarjotet shtetit dhe njeri-tjetrit, nuk ka verior t’ja u kaloje. Është dëshmitar për këtë Bollanoja me juristin e tij. Dhe Himara ka dëshmuar edhe në ditët e sotme se ka bij të mendjes, penës, punës, por edhe hajdutë me nam.

Që klientë të Berishës me origjine veriore kanë marrë toka në bregdet, kjo është e mundur, ashtu siç miqtë ortodokse të Ramës marrin llokma tenderësh e koncesionesh. Pra përcaktori verior apo ortodoks, ka lidhje vetëm për të dalluar bandën, dhe jo si karakteristike e grupit.
Pasi njoh veriore qe kane blere tokat me djersen e emigracionit dhe po përpiqen të ngrenë një jetë në bregdet, pa të cilët tashme nuk do kishin kuptim ato vise. Ashtu si pa ortodokset, Shqipëria do të mbetej pa zyrtaret me te mire dhe shtresën e mesme me nikoqire.
Por mesa duket kur nuk prodhon dot ide, merresh me barcaleta. E meqe jemi në fushën e barcaletave, me kujtohet një e tillë për një ushtar çun mamaje, i cili sa herë kishte stërvitje të rënde, i kërkonte leje kapterit te shkonte në banjë.
Një herë e dy e tre, dhe kapteri që ishte rrahur me vaj e uthull i thotë: Or çun, nuk shtyhet ushtria t’u bo shurrën.
Kështu dhe puna jote or mik, nuk shtyhet mandati me batuta. E mira do te ishte te merreshe pak me standardin e jetës tonë, por si duket nuk ja ke ngenë. Te dy palët po bëni lojën që ndërsa ne po na shqyen ujku, te rrime e mendojmë që është ëndërr”, shkruan Hila.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: