Vetëm pak ditë më parë Hilaria Baldwin, bashkëshortja e Alec Baldwin, kishte tronditur fansat e saj me një postim në rrjetet sociale: ’Jam shtatzënë por po abortoj’.

Gruaja u kthye sërish në Instagram për të rrëfyer atë që dyshonte ”Pata një abort spontan. Nuk kishte rrahje zemre sot gjatë ekografisë, kështu që gjithçka mbaroi…’ ka shkruar.

Edhe nëse Hilaria, 35 vjeç, ishte e tronditur për lajmin, ajo ka zgjedhur të përqendrohet në anën pozitive të jetës së saj, bashkëshorti dhe katër fëmijët e tjerë të tyre: Carmen, Romeo Alejandro David, Leonardo Ángel Charles dhe Rafael Thomas.

Për këtë arsye mesazhi i trishtuar është shoqëruar me foton e familjen e saj të lumtur: Jam e rrethuar nga shumë dashuri dhe ndjehem shumë me fat’, ka vazhduar Baldwin.

‘I falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe që keni ndarë me mua historitë personale. Bashkë jemi më të fortë…’

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb