“Dëgjoj një tingull… Se tregoj dot me fjalë atë që ky tingull më bën të ndjej’, shkruan Hilaria, 36 vjeç, bashkëshortja e Alec Baldwin e cila njofton në këtë mënyrë në rrjetet socale që pret fëmijën e pestë në familje, pas abortit të dhimbshëm në nëntorin e kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ndan një video ku tregon barkun zbuluar, pas të cilit intuiton rrahjet e zemrës së bebit:’Tani sapo mora lajmin e madh që gjithçka do të shkojë mirë dhe që i vogli gëzon shëndet të plotë. Doja ta ndaja këtë lajm me ju. Ja tek jam sërish shtatzënë’, shkruan ajo.

Në tetor Baldwin kishte zbuluar në Instagram se priste një vajzë, një motër për Carmen Gabriale, 6 vjeç dhe tre fëmijët meshkuj Rafael Thomas, 4 vjeç, Leonardo 3, dhe Romeo 1.

Më pas në nëntor lajmi i dhimbshëm për abortin, i dyti në një vit, pas humbjes së një tjetër fëmije në 2019.’Jam e shkatërruar’ kishte shkruar Hilaria në një postim ku shfaqej pranë të voglës Carmen dhe ku shtonte:’Do të bëjmë më të mirën tonë për t’i dhënë një motër edhe një herë të voglës tonë”.

Dhe duket që ja ka dalë. Hilaria duket krenare dhe e kënaqur për shtatzëninë e saj, teksa qëndron e shtrirë në divan dhe dëgjon me një makinë tingujt e rrahjes së zemrës së bebes.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb