Stop “body shamers”, ose stop të gjithë atyre që zbaviten duke kritikuar defektet fizike të femrave.
Apeli vjen nga Hilary Duff, ish yll i Disney, e cila ka postuar në rrjetin social Instagram një foto nga deti, e fotografuar nga pas ku tregon trupin e saj: “I am posting this on behalf of young girls, women, and mothers of all ages”, e postova këtë për vajzat më të reja, gratë dhe nënat e çdo moshe,: Jini krenare për trupin tuaj! ”

Të shumta yjet, italiane dhe ndërkombëtare, që në muajt e fundit kanë vendosur të ngrenë zërin kundër falsitetit dhe modeleve të rrezikshme femërore, që e duan femrën perfekte dhe pa difekte.

Gjatë pushimeve në Hawai me djalin Luca 5 vjeç, Duff poston një foto buzë detit ku tregon trupin e saj me celulit, duke inkurajuar të gjitha femrat, edhe ato jo perfekte: ’Duke pasur parasysh që websiteve dhe revistave u pëlqen të tregojnë defektet e yjeve, Ja të miat!, shkruan artistja 30 vjeçare dhe vazhdon: ‘Trupi im më kë bërë dhuratën më të madhe të jetës time, Lukën, që është pesë vjeç. Në shtator unë do festoj 30 vjetorin me një trup të shëndetshëm i cili më çon aty ku unë dua. Femra, jini krenare për atë që keni dhe hiqni dorë nga koha e çmuar për të përmirësuar defektet tuaja’ duke e mbyllur komentin: ’Ndërsa ju meshkuj (e dini se për kë flas) dini si të shkatërroni një moment të bukur duke kritikuar trupat e të tjerëve”. Më pas Duff hedh një hashtag shumë provokues:#kissmyass, ‘me puth në prapanicë”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: