Ajo i do shumë qentë dhe qentë nuk mund të bëjnë pa të. Po flasim për artisten hollywoodiane Hilary Duff që në Instagram tregon një foto, ku teska ndodhet në banjo ka më vete edhe qenin.

‘Nuk mund të shkoj as të urinoj sepse qeni im s’më ndahet’ ka komentuar artistja në foto.

I vogli Momo ka hyrë në shtëpinë e Duff prej pak më shumë se një muaji por duket që është ambientuar më së miri dhe di mbi të gjitha tek kush të shkojë për të marrë përkëdhelje.

Hilary i ka dedikuar foto dhe video të cilat më pas i ndan në rrjetet sociale dhe e fundit është pikërisht kjo që po ju tregojmë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: