Gjetja e ekuilibrit në jetë është një mision që duhet përmbushur me shumë vullnet nga gjithkush. Hilda Gorica, e ftuar sot në emisionin “Vila24” i drejtuar nga Brunilda Lahe dëshmoi përpjekjet për t’u kthyer në një stil të shëndetshëm jetese, fanatike edhe për detajet më të vogla.

Rastësisht ajo zbuloi problemet me aneminë, së cilës nuk i kishte kushtuar asnjëherë vëmendje, dhe nga ritmi i ditës me ushqim të gatshëm, orët e vona me miq e mungesa e theksuar e lëvizjes, kaloi në një regjim ushqimor të pasur me vlerat që i duheshin organizmit të saj.

Tashmë ajo gëzon shëndet të plotë, me një aktivitet shumë vital, moderatore dhe një blogere e ndjekur, madje thotë se shumë prej vajzave që janë pjesë e rrjeteve sociale i marrin edhe këshilla dhe kjo e bën të ndihet e motivuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: