SHBA- Hillary Clinton ka thyer heshtjen duke njoftuar mbështetësit e saj rreth gjendjes shëndetësore. Klinton ka bërë të ditur se është shumë më mirë dhe se falënderon të gjithë ata që i kanë dërguar urimet e tyre në këto 24 orë.

“Humba drejtpeshimin për një minutë por pasi hyra në makinë dhe u freskova, menjëherë u ndjeva më mirë”, deklaroi Clinton gjatë një bisede telefonike me Anderson Cooper në CNN.

Ajo deklaroi se nuk e kishte menduar se pneumonia do te ishte një problem kaq i madh ndaj dhe nuk i kishte dëgjuar këshillat e mjekeve për të pushuar me shume deri ne rikuperim.

Kandidatja demokrate për presidente shkaktoi konfuzion, kur u largua papritur nga një ceremoni kushtuar përvjetorit të 11 Shtatorit në New York, pasi nuk u ndje mirë fizikisht.
(er.cu/News24BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: