Shefi i Organizimit të Berishës, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat foli për ndërtimin e shkollës “Hillary Clinton” në Kamzë.

Balliu tha se përfitimet e McGonigal nuk ishin vetëm paratë që merrte ilegalisht si mi parkingjesh, por sidomos tenderat dhe aferat korruptive të qeverisë, ndër të tjerë me oligarkun e presidentit rus, Valdimir Putin Putinit, Oleg Deripaskën.

Deklaratë për media e shefit të organizimit të PD, Klevis Balliu

Përgjatë muajve të fundit, Partia Demokratike, mbështetur në referenca amerikane, media të mëdha dhe institucione shtetërore, ka denoncuar lidhjet politike të Edi Ramës me agjentin e tupëruar të FBI, Charles MeGonigal, dhe nëpërmjet tij me Oleg Deripaskën, oligarkun e Putinit të sanksionuar në SHBA.

Edi Rama, tashmë është fakt publik, ka paguar Charles McGonigal për të asgjësuar opozitën shqiptare.

Përfitimet e McGonigal nuk ishin vetëm paratë që merrte ilegalisht si mi parkingjesh, por sidomos tenderat dhe aferat korruptive të qeverisë, ndër të tjerë me oligarkun e Putinit, Deripaskën.

Sot Partia Demokratike bën publike një tjetër dëshmi të këtyre lidhjeve dhe fakton aksin e dyshimtë politiko-financiar të treshes Rama-McGonigal-Deripaska.

Shkolla “Hillary Clinton” në Bashkinë Kamëz, që drejtohet nga Rakip Suli ka kushtuar 7.08 milion euro (përfshirë TVSH) dhe është ndertuar nga kompanitë në zotërim të Deripaskës (JOINT VENTURE, STRABAG & TREMA ENGINEERING 2 SHPK).

Ndërtimi i shkollës ishte pjesë e procesit të rindërtimit dhe u sigurua nga banka Gjermane KFË. Prokurimin e ka bërë Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Korrik 2022. Po ti kushtoni vëmendje datës, pasi Deripaska është sanksionuar nga SHBA si i dyshuar për përfshirje në vrasje dhe pastrim parash të Putinit.

Këtu, si në raste të tjera të panumërta, kemi të bëjmë me abuzim fondesh, pasi mesatarje për ndërtimin e një shkolle në BE është 700 mijë Euro. Shpenzimi prej 7.08 milion Euro për shkollën “Hillary Clinton” është 10 fishi i vlerës reale.

Qartësisht, në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një shkolle, por për pagesat e Edi Ramës për Charles McGonigal.

Këto afera, këto para që duhet të shkonin për shkolla dhe shtëpi, në Kamëz apo kudo, përfunduan në xhepat e McGonigalit, si pagesa për misionin anti-shqiptar dhe anti-amerikan të asgjësimit të opozitës dhe tradhtisë së qeverisë dhe popullit amerikan.
Ka një ironi, apo sic e quan Rama një ‘karma’ në gjithë këtë histori. Ai që ka në gojë “rubla” për kundërshtarët e tij është provuar tashmë se nuk është gjë më shumë se një tub ajrimi për eurot që u vjedh shqiptarëve. Ironia më e madhe është se, në rindërtimin e një shkolle me emrin e një ish-Sekretareje Shteti dhe një mikeje të Shqipërisë, financuar me para të aleatëve gjermane, Edi Rama dhe Rakipi i tij në Kamëz, ia japin një oligarku rus.

Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese, SPAK etj, të nisin menjëherë hetimin për të gjetur se ku kanë shkuar dhe si janë abuzuar paratë e aleatëve të Shqipërisë, të cilët japin fonde për shqiptarët dhe jo për agjentët e dyfishtë, dhe as për aferat korruptive të Ramës me duçka.

Më 14 maj duhet të bëhemi të gjithë bashkë, sepse vetëm bashkë fitojmë.
Ndryshimi është në duart tuaja dhe çdo vendnumëro me këta nëpër këmbë nuk është gjë më shumë se një ngecje në kënetën e batakçinjve që të vjedhin dhe të përçmojnë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb