Grupi prestigjoz Hilton (NYSE: HLT) celebroi hapjen e hotelit të parë në Shqipëri – Hilton Garden Inn Tirana.

Ceremonia Gala u zhvillua në praninë e shumë të ftuarve nga fusha të ndryshme si dhe personaliteteve të qeverisjes qendrore dhe lokale. Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi, përfaqësues të trupit të diplomatik në Shqipëri, media, përfaqësues të Grupit Hilton, institucioneve, bizneseve dhe organizatave të ndryshme, etj., festuan së bashku hapjen e hotelit më të ri në Shqipëri, Hilton Garden Inn Tirana në prag të Ditës Botërore të Turizmit.

Në emër të grupit Hilton, përshëndeti Alexandra Murray – zëvendëspresidente e Grupit Hilton për EMEA. Z. Erdit Selmani përshëndeti në emër të kompanisë investuese Selmani shpk.

Mbrëmja festive u kulmua me prerjen e shiritit të inaugurimit dhe përfshiu vizita nëpër ambjentet e hotelit si dhe një pritje me spektër shumë të gjerë argëtimi për të pranishmit.

45454545

“Kjo ngjarje është kulmimi i shumë muajve bashkëpunimi dhe pune këmbëngulëse me investitorin Ali Selmani dhe autoritetet qendrore e lokale për të sjellë në Tiranë, markën e re dhe të freskët Hilton.” tha Michael Walker, Drejtor i Përgjithshëm.

“Është kënaqësi për ne që të mirëpresim dhe t’u shërbejmë mysafirëve tanë për shumë vite në vijim.”

TË VEÇANTAT E HILTON GARDEN INN TIRANA

o Pozicion i përshtatshëm, vetëm dy kilometra larg qendrës së qytetit dhe vendndodhjes së bizneseve.

o Pothuajse 1200 metra katrorë hapësirë për evente me pajisje moderne A/V dhe dritë natyrale

o Qendra e biznesit dhe fitnesit e hapur 24/7.

o Wi-Fi falas në të gjithë hotelin.

Për informacione të mëtejshme rreth hotelit, kontaktoni Arber Masati në [email protected]. Për të shkarkuar imazhe dhe video dhe për më shumë informacion, vizitoni Hilton Garden Inn Media Center.

  • foto galeri
  • foto galeri

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb