Mesnatën e mbrëmshme u arrestua kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Në lidhje me rastin, gazetari Artan Hoxha në një lidhje skype në News24 u shpreh se ngjarja ka tensionuar situatën në Himarë.

Ai tha se zoti Beleri përfaqëson interesat e lobeve ultra-nacionaliste greke, referuar faktit që në aktivitetet e fundit

“Ngjarja duhet të ndikonte që të qetësonte Himarën por ka bërë të kundërtën. Do ketë një prani të madhe mediatike të dielën e të hënën.

Me këtë rast jam marrë për muaj me radhë dhe ka bërë apel që të parandalonim një ngjarje të tillë. Personazhi kishte vite që kërkonte të rikthehej si kryetar bashkie.
Është një shtetas shqiptar që mban edhe pasaportë dhe kombësi greke. Edhe pse është shtetas shqiptar greqishtfolës.

Që nga 2018 punoi për tu rikthyer në skenën politike lokale e kombëtare si përfaqësues i minoritetit grek.

Është për të ardhur keq sepse Himara nuk është zonë minoritare sepse diçka e tillë është përcaktuar qartësisht.

Zoti Bejleri përfaqëson interesat e lobeve ultra nacionaliste greke.
E ka shprehur që do përpiqet të rikthejë çështjen e helenizimit të Himarës”, tha gazetari Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb