TIRANË- Ashtu siç kishte premtuar kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë ‘akuzatorëve’ për çështjen e Himarës, duke nisur nga politikanët shqiptarë e deri tek mediat dhe qeverisë greke.

Rama ka qenë i ashpër me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, të cilit i kujtoi se partia e tij po tkurret duke e bërë fajtor për dëmtimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ai theksoi se Himara është qytet shqiptar dhe fakti që banorët flasin greqisht nuk e bën atë qytet grek. Ai tha merr rolin e historianit dhe dijet modeste të historisë i përdor vetëm për të kuptuar të tashmen dhe të ardhmen.

“Historianët duhet për ta shkuar dhe politikanë që ta bëjnë historinë dhe kur ngatërrohen rolet vetëm dëm ka”, tha Rama.

Rama i ka kërkuar Greqisë të shfuqizojë ligjin e luftës pasi prodhon pasoja konkrete për qytetarët shqiptarë.

“Shqipëria nuk ka pasur ndonjë pretendim territorial por kërkon të ketë një nivel sa më të lartë miqësie. Në histori gjen më shumë histori që na bashkojnë se na ndajnë. E shkuara nuk mund të jetë një pengesë për të ardhmen e përbashkët të popujve dhe vendeve tona. Zgjidhjet e bashkuara në rregulla ndërkombëtare dhe në kulturën ndërkombëtare janë për të dyja. Së pari do të donim që lufta të mbarojë. Duam të shfuqizohet dekreti mbretëror 2636/1940 i cili e konsideron gjendje lufte marrëdhënien me Greqisë dhe Shqipërisë.

Por, nuk është një mbetje por një akt që prodhon pasoja konkrete për qytetarët shqiptarë. Nëse do që ti quajmë çam, s’ka problem. Është çështje e Shqipërisë, për shqiptarët. E drejta e njeriut, e drejta për të kërkuar pronën është e gjithë ajo që quhet çështja çame. Ne kërkojmë këtë dhe vetëm këtë”, theksoi Rama.

FJALA E KRYEMINISTRIT RAMA
Për disa banorë të Himarës të cilët janë shfaqur të revoltuar për shkak të planit urbanistik. Për një projekt publik në vazhdën e programit të rilindjes së Himarës. Ai qytet ka hyrë në rrugën e transformimit rrënjësor të dukshëm nga komuniteti dhe nga cilido që e viziton Himarën pa shoqërinë e Vangjel Dules. Himara një nga qytetet më të rrënuara në 25 vite.

Ngrehina shëmtie dëshpëruese që e rrokullisin Himarën në tatëpjetën e zhvillimit rrënues që përfshiu gjithë Shqipërinë që i ka dëmtuar imazhin. Himara nuk është i vetmi qytet që ka hyrë në këtë rrugë dhe as i vetmi qytet që është dashur të bëhen shpronësime. Shpronësimet e ndërtimeve të ligjshme apo prishjet e ndërtimeve të paligjshme janë një procedurë rutinë dhe e unifikuar ligjërisht si në Tropojë, si në Himarë.

Edhe në Tropojë ka banorë që nuk bien dakord, por çuditërisht as për banorët e Tropojës, as për ata të Burrelit, apo Bulqizës, as për të Beratit apo Belshi, dhe as për të Vlorës nuk kemi dëgjuar të ankohet ndonjë shtet tjetër apo të fillojë një ububu e kujshme nga mediat e atij vendit. kjo ndodh vetëm me Himarën. Në Vlorë janë prishur 1670 objekte, në Tiranë 4428, në Durrës 1025 e kudo në çdo qytet të vendit tonë. Nga Tropoja ku janë prishur 71 objekte deri në Konispol.

Projekti i ri në Himarë detyron prishjen e 18 objekteve, një shtëpi, një bujtinë dhe pjesa tjetër lavazhe, kioska, magazina të vjetra apo rrënoja shtëpish të dikurshme. vetëm për 6 objekte duhet iniciuar procedura e ligjshme e shpronësimit. një shifër mikroskopike.

Dikush që nuk e di ku fle lepuri i kësaj ferre që na shfaqet hera-herës në këmbë, as mund ta konceptojë dot se si një praktikë rutinë të kësaj natyre për 12 ndërtime pa leje dhe për 16 ngrehina të angazhojë nj shtet fqinj me komunikata zyrtare që kërkojnë ndëshkimin, me parti, me gazeta e portale për të nxjerrë qeverinë e Shqipërisë, por pa e fshehur dot një sekëlldi ndaj ne shqiptarëve dhe vendit tonë.

Çfarë bëra apo thashë unë që të meritoja gjithë atë vëmendje në Greqi gjatë këtyre ditëve. A ma thotë dikush pse fqinjëve tanë nuk iu erdhi mirë që në një postim shumë miqësor në rubrikën time kulturore unë përmenda Gjergj Dushmanin, shqiptarin e famshëm dhe të cituar në libra seriozë dhe një nga historitë e bëri të gjendej në vendin e duhur për ta shpëtuar Akropoplin nga bombardimi në vitin 1686. Apo mos vallë nuk u erdhi mirë se lexuan aty se në Athinën e asaj kohe flitej kryesisht shqip. Këtë nuk e them unë por historianë të asaj kohe. Për mua është vetëm një mësim historie.

Nuk mërzitem fare kur më thonë se në Himarë sot flitet greqisht. As e folura dje shqip nuk e bën Athinën shqiptare dhe as e folura greqisht në Himarë nuk do e bëjë qytetin grek nesër.

Çështjet e të kaluarës dhe të ardhmes, jo vetëm për ne por për interesin e përbashkët janë çështje reale që duhet t’i zgjidhim pikërisht në dritën e shembujve të panumërt, të miqësisë, solidaritet, fqinjësisë që historia ka prodhuar për shqiptarët dhe grekët.

Ka pasur disa zëra. Përveç zërit të Vangjelit që ngrihet vetiu që edhe në ëndërr të jetë çohet kur sheh që bie një tjegull nga një shtëpi e rrënuar në Himarë. Tjegulla e ëndrrës së Vangjelit do të përdoret si provë nga Greqia. Partia jote po tretet si kripa në ujë pikërisht se ke marrë përsipër të bësh diçka që është në dëm të hapur mes marrëdhënieve të vendeve tona, mes shqiptarëve dhe grekëve. (min11)

Shkaqet dhe arsyet e të shkuarës mes dy vendeve nuk mund të përdoren si casus beli përveç nga dritëshkurtrit. Banorët e prekur nga projekti i ri për bashkinë e Himarës janë deklaruar grekë.

S’mund të mos jem krenar si shqiptar dhe si kryeministër i këtij vendi që as dje, as sot dhe as kurrë nuk do thoshte një greku që për të luftuar e punuar në këtë kotë duhet të ndërrosh emrin tënd. Ta lëmë me kaq dhe mirënjohjen më të sinqertë për çdo grek që ka ndihmuar shqiptarët e dalë nga errësira e diktaturës komuniste në një fazë të re miqësie me kufij të hapur.

Banorët e prekur nga prishja e ndërtimeve qenkan homogjenë a thua se të tjerët janë halogjenë, domethënë të huaj, ardhacakë. Nuk kam qenë i tunduar të marr rolin e historianit dhe dijet modeste të historisë mundohem t’i përdor vetëm për të kuptuar të tashmen dhe të ardhmen. Historianët duhet për ta shkuar dhe politikanë që ta bëjnë historinë dhe kur ngatërrohen rolet vetëm dëm ka.

Në kontekstin e këtij debati dhe fatkeqësisht të çdo debati në 25 vite rresht me fqinjët tanë për Himarën nuk kam dëgjuar asnjëherë të respektohet një fakt, që personat e përfshirë në këtë debat janë gjithashtu shtetas shqiptar dhe si të tillë i nënshtrohen ligjeve dhe normave të këtij shteti.

Bëhet fjalë për shtetas pavarësisht shqiptarë, që banojnë në truallin e tyre prej brezash që kanë vendosur të jenë edhe banorë të shtetit fqinj sepse ashtu ua ka dashur halli apo ua ka diktuar zemra.

Ne e konsiderojmë, të gjithë këtu, si forca politike të këtij vendi në gjithë historinë

shprehjen e identitetit kombëtar si një element të patjetërsueshëm të shoqërisë shqiptare. Qeveria jonë në kuadër të 5 prioriteteve për në BE ka bërë një rishikim të kuadrit ligjor për pakicat.

Po kujtoj një shprehje të popullit shqiptar por më duket dhe atij grek, “Para se të marrësh fshesën dhe të nisesh tek shtëpia e tjetrit, fshi njëherë para pragut tënd”. Më mirë e thotë Ungjilli, “Para se të shohësh ashklën në syrin e tjetrit hiq traun që pengon shikimin tënd”.

Shqipëria nuk ka pasur ndonjë pretendim territorial por kërkon të ketë një nivel sa më të lartë miqësie. Në histori gjen më shumë histori që na bashkojnë se na ndajnë. E shkuara nuk mund të jetë një pengesë për të ardhmen e përbashkët të popujve dhe vendeve tona. Zgjidhjet e bashkuara në rregulla ndërkombëtare dhe në kulturën ndërkombëtare janë për të dyja. Së pari do të donim që lufta të mbarojë. Duam të shfuqizohet dekreti mbretëror 2636/1940 i cili e konsideron gjendje lufte marrëdhënien me Greqisë dhe Shqipërisë.

Por, nuk është një mbetje por një akt që prodhon pasoja konkrete për qytetarët shqiptarë. Nëse do që ti quajmë çam, s’ka problem. Është çështje e Shqipërisë, për shqiptarët. E drejta e njeriut, e drejta për të kërkuar pronën është e gjithë ajo që quhet çështja çame. Ne kërkojmë këtë dhe vetëm këtë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: