HIMARË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Himarë, ku një fëmijë 4 vjeç ka vrarë aksidentalisht me çifte motrën e tij 1-vjeçare.

Policia e Vlores ben me dije se më datë 21.10.2015, rreth orës 21:54, në Jalë të Himarës ka ndodhur një plagosje me armë gjahu me pasojë vdekje aksidentale!

Ngjarja ka ndodhur teksa babai i fëmijëve ka qenë duke pastruar armën dhe për nja cast e ka lëshuar duart. Ka qenë ky momenti që dyshohet se djali 4-vjecar ka marrë ciften dhe e ka shkrehur aksidentalisht. Sacmat e kanë zënë në kokë motrën 1-vjecare.

Shërbimet e Policisë janë afruar në vendngjarje dhe kanë konsatuar se:
Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit: G. Karafilaj, midis fëmijëve të tij të mitur, ku vëllai me iniciale: G.K., 4 vjeç, ka plagosur aksidentalisht me armë gjahu “Çifte”, motrën e tij me iniciale: A.K., 1 vjeç.
E mitura është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal, por për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia, grupi i ekspertëve ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha veprimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: