PRISHTINE– Serbia është organizator i “Ballkaniadës” në taekwondo e cila do të zhvillohet në Zrenjanin. Por, mediat në Serbi këtë organizim po e quajnë skandaloz pasi në këtë garë do të merr pjesë edhe Kosova.

Edhe më parë klube nga Kosova dhe Serbia janë ndeshur me njëra-tjetrën, por në terrene neutrale, kurse kjo është hera e parë që këto përballje të zhvillohen në Serbi, shkruan portali serb “Sport”.
“Taekwondistët nga Kosova vijnë në Zrenjanin, pasi Federata e tyre është e pranuar në Unionin Ballkanik të Taekwondos, dhe kështu kanë të drejtë të garojnë”, – ka thënë për “Sport” sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Taekwondos, Zoran Çendiq, transmeton Koha.

Edhe taekwondistja më e mirë serbe, Milica Mandiq, këtë situatë e ka cilësuar si të pakëndshme.
“Askujt nga ne nuk i vjen mirë që ekipe nga Kosova do të marrin pjesë. Jemi të dëshpëruar sidomos pasi që gjithçka po ndodh në raportin Serbi – Kosovë”, ka thënë Mandiq.

Kampionati i taekwondos në Zrenjanin do të mbahet më 5 dhe 6 dhjetor ku edhe do të dëgjohet himni i Kosovës, për herë të parë zyrtarisht në Serbi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: