Një organizatë joqeveritare në Ukrainë pretendon se 700 mijë fëmijë ukrainas janë dëbuar për në Rusi që prej vitit 2014.

Midis tyre ishte një vajzë 15-vjeçare, e cila në një intervistë për mediat e huaja, tha se ishte e ftuar në një kamp veror në Krime para se t’i thuhej se nuk do të shkonte më në shtëpi.

Ajo rrëfeu se është futur në një nga 100 autobusët me nga 30 deri në 40 fëmijë, të cilët këndonin himnin kombëtar rus si dhe nuk u janë lejuar flamujt e Ukrainës në dhomat e tyre të gjumit.

“U ftova në një kamp veror në Krime dhe nuk na u tha se nuk do të ktheheshim më në shtëpi. U futëm në autobus dhe këndonim himnin kombëtar rus. Në dhomat e gjumit nuk na lejoheshin flamujt e Ukrainës”, ka rrëfyer vajza për “Sky News”.

Kujtojmë që pak orë më parë, Gjykata Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër-arrest për presidentin rus Vladimir Putin, pasi akuzohet për krime lufte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb