Në historinë e tij mbi Atlantidën, të shkruar rreth vitit 360 Para Krishtit, Platoni përmend një ishull apo kontinent të madh përtej Atlantikut, territor që ishte më i madh se Libia dhe Azia të marra së bashku. Ky kontinent ishte aq i madh, thoshte Platoni “saqë rrethohej nga një oqean i madh”.

A është e mundur që Platoni të ishte duke folur për kontinentin amerikan, dhe jo atë të Atlantidës, siç supozojnë shumë njerëz kur e lexojnë për herë të parë atë histori?Le të mos e anashkalojmë faktin që shumë studiues pretendojnë gjithashtu se përkthimi i duhur i tekstit të Platonit e vendos Atlantidën në Mesdhe dhe jo në oqeanin Atlantik, apo në ndonjë vend tjetër ekzotik.

Pavarësisht nga këto pretendime, a mund të pranohet që grekët e lashtë, rreth shekullit IV Para Krishtit, të kishin dijeni mbi ekzistencën e kontinentit amerikan përtej Atlantikut?

Disa të dhëna sugjerojnë se ky mund të mos jetë një supozim kaq i çuditshëm.

Në vitin 1996, Mark Meknamin, profesor i gjeologjisë në Kolegjin Maunt Holiok në SHBA, zbuloi dhe interpretoi një seri shenjash enigmatike në anën e pasme të një monedhe ari kartagjenase që datonte rreth vitit 350 Para Krishtit, si një hartë e lashtë e botës.

Në qendër të kësaj harte ka një përshkrim të qartë të pellgut të Mesdheut. Një imazh në të djathtë të saj interpretohet si Azia, ndërsa ai në të majtë interpretohet si kontinenti amerikan. Profesor Meknamin zbuloi se të gjithë ekzemplarët e njohur të kësaj lloj monedhe, formonin të njëjtin lloj harte “botërore”.

Një tjetër element që e mbështet këtë tezë është harta e Piri Reis, e quajtur kështu pas autorit të saj një admiral dhe hartograf i njohur turk (1465-1553). E realizuar në vitin 1513, vetëm 2 dekada pas “zbulimit” të Amerikës nga Kristofor Kolombi, ajo përshkruan bregun perëndimor të Afrikës, Evropës, si dhe të gjithë kontinentin amerikan në anën e Atlantikut. Sipas Piri Reis, harta e tij e diskutueshme u bazua në disa harta të tjera, shumica e të cilave datojnë që nga shekulli IV Para Krishtit.

Ndërsa asnjëra prej tyre nuk i afrohet një imazhi të sotëm satelitor, ato përshkruajnë në parim si duhet kontinentet në të dy anët e Atlantikut, edhe pse me një të metë të madhe. Nëse Piri Reis është bazuar vërtet mbi hartat e tjera të lashta që datojnë në shekullin IV Para Krishtit, atëherë kjo e përforcon hipotezën se Platoni mund të ketë qenë në dijeni të kontinentit amerikan.

Ndërkohë të dhëna shtesë, sugjerojnë se grekët e lashtë jo vetëm që kishin dijeni mbi ekzistencën e Amerikës së Veriut përtej Atlantikut, por siç duket, ata kishin njohje edhe mbi rajonin përqark Rrethit Arktik. Ata e quajtën këtë tokë Hiperborea (nga greqishtja “Shumë larg në Veri”).

A është e mundur kjo? Grekët besonin se Hiperborea ishte një territor i virgjër shumë në veri të Greqisë, dhe ku Dielli atje nuk perëndonte kurrë. Sigurisht, i vetmi vend në veri ku Dielli shkëlqen vazhdimisht, për të paktën 6 muaj nga një vit, është rajoni mbi Rrethin Arktik, një territor që padyshim nuk është lehtësisht i arritshëm, sidomos gjatë muajve të dimrit.

Poeti grek Pindari (522- 443 Para Krishtit) shkroi se “as me anije dhe as më këmbë nuk do të mund të gjeni rrugën e mrekullueshme për në vendin e hiperboreanëve”, një deklaratë që vërteton më tej paarritshmërinë e këtij rajoni.

Pra, duke pasur parasysh vendndodhjen e këtij vendi (diku “Shumë larg në Veri”) fakti që gjendet diku ku Dielli nuk perëndon asnjëherë, dhe që ky është një rajon i paarritshëm me këmbë apo anije (ka shumë të ngjarë për shkak të një Oqeani Arktik të ngrirë), ku tjetër mund të ndodhet një vend si ky?

A mund të ketë qenë Hiperborea pjellë e imagjinatës së gjallë, apo ka të ngjarë të ketë pasur një të vërtetë në këtë histori, si në rastin e historive të tjera nga Greqia e Lashtë, të cilat përfshinin vende të vërteta, të shoqëruara me elementë mitikë?

Ndër të tjera i tillë ishte Pallati Knosos,që lidhej me Minotaurin (një bishë mitike gjysmë- njeri dhe gjysmë-dem), qytetin e Trojës, që lidhet me një luftë epike të zhvilluar nga gjysmë perënditë, dhe malin Olimp që mendohej se ishte i pushtuar nga perënditë. Po në lidhje me Hiperborean?

Screenshot 2021 09 11 At 11.23.30 Am
Screenshot 2021 09 11 At 11.23.30 Am

A do të ketë qenë e mundur që grekët të kenë arritur të lundrojnë aq larg në veri, apo kjo njohuri u është përcjellë atyre nga të tjerët, ndoshta nga minoanët?Në qoftë se sipas historianëve, gjatë Epokës së Bronxit 4.000 vjet më parë, minoanët udhëtonin deri në Skoci dhe Ishujt Orknej për të bërë tregti, është e pakonceptueshme të mos supozojmë se ata mund të kenë shkuar deri në Grenlandë (në prag të Hiperboreas)?

Dhe nëse ata lundrues të lashtë do të kenë shkuar deri në Grenlandë përmes ishujve, a është e mundur të supozohet se mund të kishin shkuar pak më tej, duke arritur përfundimisht në Amerikën e Veriut. Nëse jo, ku u zhdukën mijëra tonë bakër nga rajoni përreth Liqeneve të Mëdha gjatë Epokës së Bronzit?

Më e rëndësishmja:Si u zhvendosën erëzat, bimët dhe insektet autoktone të Amerikës në Santorini (një ishull Minoan) rreth viteve 1600 Para Erës Sonë?Një gërmim në qytetin e lashtë Akrotiri, në ishullin Santorini, zbuloi se një insekt që dëmton bimën e duhanit (Lasioderma serricorne), një insekt autokton amerikan në atë kohë, u gjet i varrosur nën hirin vullkanik të një shpërthimit vullkanik të ndodhur në vitin 1600 Para Krishtit.

Nëse duhani nuk ishte i njohur për evropianët deri rreth vitit 1518 Pas Krishtit, siç pretendon historia (gati 3.000 vjet më vonë), atëherë si arriti atje ky insekt që dëmtonte duhanit?Për më tepër, si ishin në gjendje egjiptianët ta merrnin duhanin dhe bimë të tjera autoktone në Amerikë, si gjethet e kokës, të cilat përdoreshin shpesh gjatë mumifikimit?

Në fakt, në vitin 1992 disa studiues gjermanë zbuluan se një e treta e të gjitha mumieve të testuara, bartnin gjurmë të nikotinës në flokët, lëkurën dhe kockat e tyre. Ndërkohë, i njëjti insekt i bimës së duhanit i gjetur në Santorini, u gjet edhe brenda mumjes së mbretit Ramses II (vitit 1213 Para Erës Sonë), si dhe brenda varrit të mbretit Tutankhamen (1323 Para Erës Sonë).

Nëse paraardhësit tanë të hershëm mesdhetarë nuk e njihnin Amerikën e Veriut 10.000 deri në 12.000 vjet më parë, si ka mundësi që Haplogroup X, një gjen mesdhetar, e gjeti veten në Amerikën e Veriut rreth asaj periudhe kohore, tamam siç pretendonte Platoni?

Marrë me shkurtime nga Ancient Origins – Bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb