Mëngjesin e sotëm në “Koha për tu zgjuar” me moderatorin Klevin Muka në News24 ishte i ftuar këshilluesi për mjekësinë holistike Nikola Ndoni, i cili foli në lidhje me Hipertensionin.

Ai ka sqaruar se Hipertensioni nuk është i trashëguar dhe nuk ka predispozicion gjenetik, ndërkohë që si shkaktarë kryesorë renditi stresin dhe stilin e jetesës.

“Temperaturat rrisin kërkesat për më shumë oksigjen dhe elemente ushqyes. Ndaj rritja e tensionit që ndryshon nga temperatura, është një analiza që trupi i bën vetes për të të treguar se diçka nuk shkon, pra është pasojë jo shkak.

Hipertensioni nuk është i trashëguar dhe nuk ka predispozicion gjenetik.

Na kanë mësuar që tensioni duhet të jetë 12 me 8.
Deri në vlerat 13.9 me 90 në fakt hyn në presionin e gjakut që duhet të quhet normal. Brenda këtyre vlerave jemi në rregull. Duhet të shqetësohemi me 16:10. Edhe këtu jemi në kushte që me ndryshimin e stilit të jetës dhe kontrollin e stresit mund të ndryshojnë.

Mjeku i familjes e quan çdo vlerë mbi 12:8 hipertension.
Sa i përket matjes së vlerave, e mira është të matet në kushte qetësie. Shumica e pacientëve janë në ankth dhe stres kur shkojnë tek mjeku dhe i dalin edhe vlerat më të larta.

Rezistenca ndaj insulinës rrit sheqerin në gjak, shkakton stresin dhe inflamacion kronik të ulët. Këto bëjnë që të na dëmtohen rrugët arteriale që ndikon më pas në tension”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: