TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që mbahet sot në Prishtinë.

Shehu shkruan se teksa Rama ndodhet në Prishtinë, Kuvendi në Tiranë për turp bllokon rezolutën ndaj gjenocidit serb në Kosovë.
Sipas tij, në atë takim Rama do të tentojë përsëri të servirë në një “tabaka” si ëmbëlsirë “Ballkanin e hapur”, por ai e quan ‘helm’ i kuzhinës së Serbisë.

POSTIMI I PLOTË
Rama ne Prishtine-Kuvendi ne Tirane per turp bllokon Rezoluten ndaj genocidit serb ne Kosove!
Rama sot perpara takimit nderqeveritar duhet te sqaroje pse censurohet Mocioni e Rezoluta per njohjen e genocidit serb ne Kosove.
Nuk lejohet kjo kerkese te futet as ne rendin e dites se Konferences te Kryetareve, megjithese ky veprim është ne kundërshtim flagrant me rregulloren.
Pra hipokrizi e plote ajo qe ai kërkon te luaje sot ne Prishtine!
Shkelje mbi viktimat, vuajtjet e sakrificat e popullit te Kosoves.
“Thike mbas shpine” ndaj partnereve tane, te cilet te bazuar mbi ato krime e gjenocid, ndërmorën ndërhyrjen ushtarake, qe coi ne clirimin ec pavaresine e Kosoves.
Një “avokati” tjetër kjo ne mbeshtetje te Vucicit, qe jo vetem nuk pranon ate genocid, por e quan agresion ate nderhyrje shpetimtare te NATO.
Dhe me tej “betohet” per Kosoven e Metohine si pjese e Serbise.
Nga ana tjeter sot ne ate takim Rama do te tentoje perseri te servire ne nje “tabaka” si ëmbëlsirë “Ballkanin e hapur”, per hir te te cilit:
Kosova duhet ta haroje ate genocid!
Por dhe më shume se kaq, Kosova duhet te binde veten se ato krime nuk kane ndodhur kurre.
Ndoshta gjithçka ka qenë një “ëndërr” apo thjesht diçka e sajuar nga ata ushtarë të NATO-s, qe te mund te hynin me 12 Qershor!
Kosova e gjitha duhet te vuaje nga Alzheimer- rekomandon Rama.
Kjo qenka ne te mire te saj, sepse ndryshe rrezikohet ai «Ballkani i hapur» i Vucic, i servirur si nje embelsire ne tabaka prej tij.
Kur ne fakt ai eshte vetem nje “helm” i kuzhinës se Serbise per te zbehur pavaresine e Kosoves, konsoliduar hegjemoninë e saj, krahas pasojave te tjera demtuese, qe permban per Shqiperine, Kosoven e Rajonin.
Kjo eshte e verteta e asaj komedie qe Rama do te perpiqet te luaje sot ne Prishtine.
Sa do ta besoje Prishtina e çfarë pergjigje do t’i jape, kjo mbetet per t’u pare….
…Por une jam optimist per prologun!

Tritan Shehu Fb
Tritan Shehu Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb