TIRANË

Kryeregjistruesi i Zyrës Qendore, Valdrin Pjetri i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 deklaroi se me shërbimin e ri të quajtur “Fast Track”, Hipoteka e Tiranës ka sjellë një qasje të re e të shpejtë në shërbimin e qytetarëve.

Ai theksoi  se nëse një shërbim ka zgjatur më parë nga 4-9 ditë, sot qytetarët pas aplikimit për kërkesën e tyre në hipotekë marrin shërbimin brenda 24 orësh, përmes postës ekspres.

“Fast Track” është shërbimi më i ri i Hipotekës.  Proceduara arrihet brenda 24 orëve dhe shërbimi është i hapur për çdo qytetar dhe për çdo grup interesi në Hipotekën e Tiranës. Shërbimi që zgjaste nga 4-9 ditë, tashmë behët për 20 orë. Janë shtuar 21 punonjës të kualifikuar”, tha ai.

Ky shërbim sipas Pjetrit ka në fokus qytetarët, por edhe grupet e interesit të cilat janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me pronat dhe aktet e shit-blerjeve. Për kryregjistruesin, risia më e madhe e këtij shërbimi lidhet me faktin se qytetarët nuk do të sorollatën nëpër zyra dhe nuk kanë fare nevojë që të njohin kryeregjistruesin apo drejtuesin e hipotekës.

“Zyra e Tiranës ka bëre marrëveshje me Postën Shqiptare. Kemi bërë marrëveshjen me ADISA, por edhe me bankat e nivelit të dytë. Grupet e Interesit, fillojmë me qytetarët, noterët, të cilët janë të interesuar për kontratat e shitjeve dhe blerjeve, janë bankat, përmbaruesit, kompanitë e ndërtimit. Të gjitha kategoritë janë përfitues të shërbimit “Fast Track”. Kemi patur reagime pozitive.

Sa i përket uljes së korrupsionit, qytetarët kërkonin përshpejtimin e procedurave dhe nuk iu duhet tashmë të njohin krye regjistruesin. Fast Track është një kosto shtesë, por e papërfillshme kur krahasohet me shpejtësinë. Me qenë se po flasim për një sektor tepër delikat, i cili mendohet të bëjë 300 mijë shërbime në muaj.

Përzgjedhja u bë tek mertitokracia nga stafi i brendshëm. Dje në Parlament u miratua dhe kaloi ligji i Agjencia Shtetërore e Kadastrës, sigurisht është një risi dhe do të heqë sorollatjen për pronat. Pasi aplikon, qytetari duhet të presë në shtëpi për marrjen e shërbimit”,  shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: