Anëtari i LSI për Poliçanin, Luan Tare Pitikoja ka rënë sot pre e dhunës.

Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se ai ka qene duke hyre ne pallatin e tij kur është goditur me sende te forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë.

Tare ndodhet në Qendrën Shëndetësore “Pellumb Dollani” në Poliçan, ku po merr mjekim dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mire. Tare ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë 2 muajve të fundit nga anëtarët e PS Poliçan për të hequr dorë nga LSI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb