Kërcënohet avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe. Lajmi bëhet i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjana Bezat.

Gazetarja konfirmon për ‘BW’ se Meçes i është kërkuar që të heqë dorë nga mbrojtja e Shullazit, sa nuk ishte vonë për të.

Mësohet se rasti në fjalë është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga vete avokati. Meçe që prej prillit të 2016 ka qenë avokati mbrojtës i Shullazit.

Kërcënimi ka ndodhur me ane të një mesazhi në platformën e komunikimit Whatsupp, ndërsa dikush i ka shkruar se: “Merru me familjen tende, jo me hallet e kusuret e Shullazit. Hiq dorë sa nuk është vonë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb