Jemi në plazhin e Nicës, ku në këto ditë të nxehta gushti, shumëkush e gjen prehjen buzë detit. Por nuk ka gjetur qetësi një grua e cila ishte e mbuluar me rroba të vecanta dhe rrezitej në diell. Operacioni ka nisur ne plazhet franceze ku eshte ndaluuar me ligj mbulimi i femrave. Ne France jane 15 qytete qe e ndalojne mbulimin me burka ne ambiente publike.

I tille ishte ishte momenti kur një grup efektivësh policie, urdhërojnë grua myslimane që shihni në foto dhe video, që të heqë burkinin, ndërsa ajo flinte në një plazh në Francë. Të pajisur me armë, shkopinj gome dhe spraj piperi, ata i drejtohen gruas që fle, në prezencë të njerëzve të tjerë që të heqë burkinin.

Më pas ajo shihet duke iu dhënë oficerëve para, pasi këta të fundit i vendosën gjobë.

Incidenti ka ndodhur në plazhin e Nicës Promenade des Anglais, jo shumë larg vendit ku ndodhi masakra e përgjakshme nga sulmi terrorist. Gruaja e identifikuar si Siam nga Toulouse, tha :“ Nuk kisha planifikuar që të lahesha në det. Doja thjeshtë të qullja pak këmbët.”

Një episod i tillë u përsërit dhe ditë më parë. Megjithatë, një biznesmen algjerian tha se do të paguajë të gjitha gjobat e grave që mbajnë veshur burkini. Ai tha për CNN: Unë vendosa të paguaj për të gjitha gjobat e grave që mbajnë veshur burkini, në mënyrë që t’iu garantoj atyre lirinë e të veshurit këto lloj rrobash”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: