Një 52-vjeçar grek është vënë në pranga, ndërsa ishte shpallur në kërkim për falsifikim dhe mashtrim.

Ky i fundit përmes dokumenteve të falsifikuara, kishte marrë disa kredi në banka të ndryshme të Greqisë, të cilat në total kapnin vlerën e 700 mijë eurove.

Ai paraqitej si një biznesmen i fuqishëm, ndërsa kishte krijuar edhe bashkëpunëtorë në pikat kyçe në këto banka, të cilët i jepnin garanci për shumat e majme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: