Një 56-vjeçar italian është arrestuar në qytetin e Imolas, pasi hetimet e autoriteteve të zonës zbuluan se ky i fundit së bashku me një bashkëpunëtor të tijin nga Shqipëria shpërndante kokainë në qytet, ndërsa gjatë ditës qëndronin në një kasolle pranë zonës industriale ku hiqeshin si zejtarë.

Sipas raportimeve të policisë hetimet nisën për shkak të një burimi konfidencial, që shtyu autoritetet të ndiqnin në çdo lëvizje 56-vjeçarin i cili qarkullonte në qytet me skuter, ku gjatë kontrollit iu gjet një dozë prej rreth gjysmë gramë kokainë. Pas kërkimeve në kasollen ku qëndronte së bashku me 41 vjeçarin shqiptar, u zbulua edhe disa doza të tjera kokaine, rreth 27 gramë.

Sakaq pas arrestimit të dy bashkëpunëtorëve pa precedentë të mëparshëm penalë, u vendos të lihen të lirë në pritje të gjykimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: