Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, në një komunikim online me qytetarët, iu ka kthyer përgjigje atyre, për ankesa të shumta.

Çuçi ndau me të gjithë lajmin se tashmë nuk ka më gjobë për kalimin e afatit 30 ditor të deklarimit të ndryshimit të vendbanimit, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që ta bëjnë sa më shpejt këtë procedurë tashmë që nuk kanë më penalitete.

“Kemi vendosur ta heqim për një kohë të caktuar, që t’i lëmë hapësirë njerëzve që pa i ngarkuar financiarisht, pa gjobë ta bëjnë ndryshimin e vendbanimit. Dua t’i bëj thirrje gjithë shqiptarëve që tani nuk aplikohet gjobë nëse ka kaluar afati 30 ditor i deklarimit të ndryshimit të vendbanimit. Të përfitojnë nga kjo lehtësi ta bëjnë sa më shpejt këtë deklarim, mund të shkoni në zyrat e gjendjes civile ta bëni këtë ndryshim pa u penalizuar”, tha ministri.

Çuçi thekson se tashmë nuk ka më asnjë lloj sorollatje, duke shtuar se qytetarët duhet që të pajisen me pasaportë.

Qytetarët duhet të pajisen me pasaporta dhe karta identiteti. të gjithë ata që do bëjnë riaplikime për pasaportë, nuk kanë nevojë që të marrin formular identifikimi nga policia. Ata thjesht bëjnë kërkesë për të caktuar datën pranë zyrave të aplikimit.

Dorëzojnë pasaportën e skaduar dhe marrin pasaportën, për aq kohë sa bëhet aplikimi. Nuk ka më sorollatje. Çdo gjë e bën Gjendja Civile. Qytetari vetëm komunikon online dhe shkon e bën shenjat e gishtave e fotografi”, tha Çuçi.

Blendi Çuçi nënvizoi se çdo qytetar, në Shqipëri ose jashtë, të aplikojë për pasaportë dhe për saktësim adrese, me qëllim që të kemi regjistër kombëtar të shqiptarëve.

Ne duam që të kemi regjistër kombëtar të shqiptarëve, edhe me rubrikën e adresave.  të gjithë ata që kanë më shumë adresë, do bëhet vetë-deklarim se cilën adresë do qytetari që të ketë adresë parësore. Nëse keni më shumë se dy banesa, atëherë do të zgjidhni vetë se cilën adresë doni të jetë parësore. ne duam që çdo shtetas të ketë një adresë permanente kryesore. Vetë-deklarimi do jetë kyç në ndihmën tonë”, u shpreh Çuçi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb