TIRANA

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e një qytetareje e cila ka filmuar disa policë duke larguar qytetarët nga lulishtja ‘’Tre Vëllezërit Frashëri’’ përballë Piramidës në Tiranë, 6 ditë më parë gjatë protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për HEC-et dhe transportin publik.

Qytetarja dixhitale e cila ka filmuar videon, kërkon arsyen se pse policët largojnë edhe forcërisht qytetarët të cilët po qëndronin në lulishte, mes tyre edhe fëmijë.

Ndërkohë një prej tyre ishte i veshur civil dhe qytetarja pyet se kush ishte, ndërkohë që ai i jepte urdhëra.

Berisha e cilëson policinë në këtë rast si bandë bazhibuzhukësh. Protesta u zhvillua 6 ditë më parë, teksa Policia arrestoi edhe disa persona dhe procedoi penalisht 17 protestues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb