Organizata Botërore e shëndetësisë në Shqipëri jep disa këshilla jetike për të gjithë njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme se si të ruhen nga koronavirusi.

Në një status në “Facebook”, OBSH në Shqipëri ju kërkon këtyre qytetarëve të marrin mjekimin për sëmundjen, nga e cila vuajnë, dhe të ndjekin këshillat mjekësore, të sigurojnë furnizimin me barna për një muaj, të ruajnë distancën nga njerëzit, të lajnë duart shpesh dhe të heqin dorë nga pija.

Mesazhi i OBSH në Shqipëri:

Ju mund të prekeni nga #COVID19 dhe të rrezikoni të sëmureni rëndë, nëse keni një sëmundje jo të transmetueshme/një gjendje para-ekzistuese, siç janë:
❗️Sëmundjet kardiovaskulare
❗️Sëmundjet respiratore kronike
❗️Diabeti
❗️Kanceri

Ja disa këshilla për njerëzit e prekur nga këto sëmundje/gjendje para-ekzistuese për të qëndruar të sigurt:
✔️Merrni mjekimin tuaj dhe ndiqni këshillat mjekësore
✔️Siguroni 1 muaj+ furnizim me barna
✔️Ruani largësinë nga njerëzit e sëmurë
✔️Lani shpesh ? duart
✔️? Ndaloni apo hiqni dorë nga ? pija
✔️Kujdesuni për shëndetin mendor

#koronavirus

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb