Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar sot qëndrimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit. Gjatë një konference për shtyp, Basha theksoi se naftëtarët nuk janë terrorist që mos të pranojë Rama që të dialogojë. Sipas tij, kreu i qeverisë i gënjeu naftëtarët duke iu premtuar 16 rroga.

“Çështja e naftëtarëve është e rëndë. Nuk negociohet me terroristët, por mos të negociosh me naftëtarë? Kjo është absurde. Ai ka dhënë premtim për 16 rroga për ta. Tha; “do vij shumë shpejt aty”. Dhe sot gënjeshtra e pallavra. Ndaj t’i vërë gishtin kokës se për çdo jetë që është aty, ai është përgjegjës. Në këtë rrethanë, ku është i përfshirë në të gjitha aferat, është dyfish përgjegjës e 3 fish përgjegjës.”, tha Basha.

STATUSI I RAMES
U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!

I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb