Frutat dhe perimet e ndryshme që i blejmë shpeshherë trajtohen me pesticide, helme që janë të rrezikshme për organizmin tonë. Është e lehtë ta qëroni një frut, por tek disa të tjera është paksa më e vështirë. Por, ekziston një fshehtësi e thjeshtë.

Në fakt, këto pemë dhe perime mund t’i pastroni, duke shmangur edhe mundësinë më të vogël që në ushqim të keni këto substanca helmuese. Gjithë çfarë ju nevojitet është uthull dhe ujë.

Në një enë të madhe hidhni ujë dhe gjysmë gotë uthull. Më pas, në këtë përzierje hidhni pemët dhe perimet që dëshironi t’i pastroni. Le të qëndrojnë për 15 minuta, e më pas i shpëlani. Uthulla mundet të neutralizojë rreth 98 për qind të baktereve dhe pesticideve që gjenden në ushqimet e freskëta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb