Kryeministri Edi Rama, në Komisionin Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve deklaroi se sot qyteti i Elbasanit ka fituar një aset të rëndësishëm.

Ndërsa replikoi me deputetin Luçiano i cili akuzoi kryeministrit se është marrë një vendim i paligjshëm lidhur me inceneratorin e Elbasanit, Rama tha se në impiantin e mbetjeve në Elbasan nuk ka hire kancerogjene.

Debati:

Rama: Më parë përmenda djalin e ish-kryeministrit dhe në foto ishte një ish ministër i brendshme i juaji. Ju çmendët dynjanë për muhabete,. Foto duke ngrëne e duke pirë me një nga grupet më të egra të kokainës në Europë dhe mua as nuk më shkon mendja…Nuk bëhet kështu politika. Sa i përket çështjes puno apo jo, nuk e di bëni sikur nuk kuptoni apo çfarë. Në këtë moment ai impiant atje është në një krizë, për pak kohë impiantit do t’i kalonte bashkisë sepse është pronë e bashkisë. Ai investim është një investim që është pronë e bashkisë sot…Pra është një investim me paratë e shtetit që për 7 vite ka punuar per qytetin e Elbasanit…Pas 7 vitesh ai është aset publik… Sot është në krizë… Tani vjen një administrator një palë e tretë dhe patjetër do të ketë fazë tranzicioni, por sot është e sigurt që Bashkia e Elbasanit është sot  e pasur sepse e ka pronë.  Të thuash që ajo nxjerr tym kancerogjen është shumë e rënde, matësi që të solla tregon të kundërtën…Të flasësh për kancer është e rëndë edhe në Fier kjo punë u bë…do vijë kanceri minjtë e macet dhe plehrat digjeshin në tokat bujqësore.

Boçi: Sot flasim për një aferë?

Rama: Nuk ke të drejtë të përdorësh fjalën aferë, është shkelje e ligjit

Boçi: Produkti final i gjithë inceneratorëve është hiri dhe është problemi kryesor i inceneratorit. Ti nuk njeh Klodian Zoton do njohësh inxhinierin. Në kontratë është përcaktuar që do të ketë një vend depozitimeve i hireve

Rama: Inxhinieri ishte i brendshëm?

Boçi: Inxhinieri është shprehur se hiret kancerogjene shpërndahen në landfill. Produkti i hirit hidhet në landfill. Me 22 mln euro kemi bombë ekologjike, çfarë plehrash janë asgjësuar? Përse qeshni këtu, se keni dhënë 22 mln euro në mënyrë korruptive.

Rama: Po të ishte këtu ku jam unë dhe të shihje këtë do qeshje edhe ti. Unë nuk jam ekspert i hireve. Nuk ka hire kancerogjene atje. Ju them që në këto impiante ka pjesë të caktuara për mbetje të caktuar edhe për hirin ka pjesë…

Boçi: Kontrata nuk është zbatuar. Ka që nga 2017 që prodhon hire dhe i hedh në landfill…

Rama: Nëse fermerëve i ka ngel shpresa e fundit të kapen tek xhaketa jote , fermerët e kanë mbyllur filmin. Unë ato që them i bëj. Ju them se ajo që ka rëndësi është se impianti i përpunimit të mbetjeve e ka kapacitetin që të djegë mbeturina për të prodhuar energji është sot pronë publike e Bashkisë së Elbasanit…Kemi bërë kapërcim epokal në Elbasan…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb