Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video dedikuar platformës elektronike qeveritare E-Albania që e cilëson si një histori domethënëse e suksesit për vitin 2020.

Rama thotë se nëpërmjet E-Albania, shqiptarët kursyen 1 milion e 363 mijë e rreth 75 euro nga gjenerimi elektronik i 2 milion e 686 mijë e 32 dokumenteve.

Po ashtu sipas tij u evituan 293 vite pritje në radhë teksa platforma u shërbeu në një vit plot 1.5 milion qytetarëve.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

#RevolucioniDigjital2020??

??E-Albania një nga historitë domethënëse të suksesit për vitin që lamë pas, do të vazhdojë këtë vit me lehtësimin e mëtejshëm të shërbimeve të shtetit ndaj çdo qytetari, në Shqipëri dhe anekënd botës?

✅ 1023 shërbime, deri para pak vitesh përmes radhave, zvarritjeve e bakshisheve, sot përmes platformës https://e-albania.al direkt nga celulari apo kompiuteri?

✅ 1.5 milionë qytetarë dhe biznese të shërbyer në një vit?

✅ Institucionet ndërkombëtare nga OECD, OKB, DASH e deri tek KE, e konsideruan historinë e suksesit të e-Albania, arritjen më domethënëse në rajon në fushën e modernizimit të shërbimeve?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb