Teksa turizmi turk është i njohur në të gjithë botën, pak dihet për qytetin verior të Kastamonut, një nga vendbanimet më të vjetra në Anadoll që shpërfaq bukuri historike, kulturore dhe natyrore. Deklaruar kryeqyteti kulturor i Botës Turke 2018 nga Organizata Ndërkombëtare e Kulturës Turke, Kastamonu në detin e zi, është ndryshe nga Stambolli, Izmiri, Ankaraja apo qytetet e tjera të mëdha turke. Edhe pse infrastruktura rrugore nuk mungon, të paktë janë vizitorët që e shkelin atë nga afër, por kjo e bën edhe më intriguese këtë zonë.

Besohet se qyteti, i njohur si Timonion gjatë periudhës romake është themeluar në shekullin e 18 para Krishtit. Një qendër e vazhdueshme e qytetërimit në të gjithë Greqinë e lashtë, romake dhe perandorinë bizantine, qyteti u takua me turqit gjatë periudhës së selxhukëve. Jandaridët dhe osmanët e kthyen rajonin në një pellg të kulturës turke duke shtuar cilësi të reja në këtë zonë të pasur dhe historike. Fakti se Kastamonu u zgjodh Kryeqyteti Kulturor i Botës Turke 2018 thekson trashëgiminë e saj të gjatë. Në ditët e sotme, me një popullsi prej 300 mijë banorësh Kastamonu është një nga qytetet më të vogla të Turqisë. Qyteti i vjetër është i mbushur me shtëpi historike dhe elegante prej guri të shekullit të 19-të. Kastamonu është gjithashtu qytet i xhamive që fshehin tregime, sekrete dhe shifra.

Gjatë epokës osmane qyteti ishte qeverisur nga Sulltani Cem, i biri i Sulltan Mehmedit II, për katër vjet duke u shndërruar në një nga qendrat e dijes. Duke folur për ‘BalkanWeb’ Guvernatori i Kastamonut Yasar Karadeniz tha se rajoni qe ai i drejton ka qënë atdheu turk për 900 vjet, qendër administrative e rajonit që shtrihej drejt ngushticave të Bosforit gjatë Perandorisë Osmane.

Duke vënë në dukje se Kastamonu mori një përgjegjësi të rëndësishme gjatë Luftës së Pavarësisë Turke, Karadeniz nënvizoi se Kastamonu u shndërrua në një qendër logjistike për transferimin e municioneve në betejë përmes Detit të Zi. Kastamonu ka një bregdet prej 170 kilometrash në Detin e Zi. Cide, Doganyurt, İnebolu, Abana, Bozkurti dhe Çatalzeytin janë gjashtë rrethet e vendosura në vijën bregdetare. Në Kastamonu ndodhet edhe një nga kanionet më të mëdha në botë njohur si kanioni Valla mbuluar me pyje të dendura të mbrojtura nga Fondacioni Botëror i Konservimit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: