Një futbollist kroat 23-vjeçar, Robert Peric-Komsic, ka vendosur të ndërpresë karrierën e tij për t’i dhuruar 70% të mëlçisë nënës së tij, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe kështu i shpëton jetën. “Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni (i cili u bë në një klinikë të specializuar në Stamboll,) ashtu edhe shërimi. Falë Zotit, tani jemi të dy mirë dhe mamaja ime më në fund ka marrë një jetë të re pas 13 vitesh mundimesh të vështira. “, tha i riu – i cili luan për Cibalia, një ekip kroat, që nga viti 2020 – thanë mediat lokale.

Operacioni daton në muajin mars. Tani mëlçia e të riut po rigjenerohet. Së shpejti 23-vjeçari do të mund të rikthehet në lojë. Por ky fund i lumtur nuk ishte edhe aq i dukshëm: “Kisha një pasqyrë krejtësisht të qartë të rrezikut, por në atë moment as që e mendoja karrierën time futbollistike. Kisha një mision të qartë: Ta bëja mamin të ndihej mirë. Gjithçka tjetër ishte dytësore”, tha futbollisti. “Rreziku ishte i madh, jeta e saj ishte në rrezik. Ishte çështje ditësh. Në momentin që e kuptova se nuk kishte alternativa të tjera, bëra valixhet dhe fluturova për në Stamboll,” shtoi ai.

“Heroina e vërtetë i kësaj historie është nëna ime – përfundoi Peric-Komsic -. Ajo ka luftuar kaq shumë 13 vitet e fundit. Ajo ma dha jetën e saj, unë thjesht ia zgjata. Bëra atë që besoj se do të bënte kushdo”, thotë i riu.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb