Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u pyet se kush është fitimtar pas tërmetit shkatërrimtar.

Vasjari u shpreh se nuk sheh asnjë palë fitimtare, ndërsa ka shtuar se tërmeti tregoi kapitalizmin tonë të trukuar dhe antihuman.

Kjo është një histori tragjike, si të gjitha ata ku nuk ka fitimtarë. Tërmeti zbuloi kapitalizmin tonë të trukuar, tërmeti zbuloi kapitalizmin tonë antihuman. Tërmeti zbuloi dështimin e politikës lokale dhe qendrore. Tërmeti ndodhi në qendër të Shqipërisë në Tiranë dhe Durrës, imagjinoje po të kishte rënë në Tropojë ose në Tepelenë.

Kjo sepse në Tiranë e Durrës ka njëfarë kontrolli, por në rrethe me siguri është më keq. Teoria e boomit ekonomik ishte një flluskë. Nuk shoh fitimtarë në këtë histori tragjike. Me dëmet politike do ndeshemi shumë gjatë. Ky është një kod i zi, ne nuk do i zgjidhim kollaj pasojat e këtij tërmeti. Mua më duket e tmerrshme që mbi tërmetin ka debate politike. Politika jonë e ka bërë kapitalizmin antihuman. Jam pesimist në këtë dëshpërim të madh që na ka kapur të gjithëve”, tha Vasjari.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb