Në zonën e ish-kinostudios, në Tiranë ndodhet azili privat me emrin “Strehë dhe shpresë”. Drejtuesi i azilit privat “Shpresë dhe “quhet Hysni Kuka. Me një historik gati 130-vjeçar, kjo qëndër është kthyer në vend shprese jo vetëm për të moshuarit, por edhe për banorët e lagjes ku çdo ditë ndihmohen dhjetra familje. Qendra u hap për herë të parë në vitin1892 nga vëllezërit Sali dhe Hasan Kuka, si një mision në ndihmë të jetimëve dhe të vobektëve.
Disa vjet më vonë, në 1917, kjo qendër ishte kthyer në një shtëpi të vërtetë humanitare, kohë në të cilën u njoh zyrtarisht edhe nga shteti shqiptar. Po në këtë vit zv/prefekti i Tiranës, Rauf Fico ju kërkoi vëllezërve Kuka, që ta quanin shtëpinë, “streha vorfnore”, ku ata mbetën financues deri në vitin 1944. Qendra u riaktivizua pas rënies së diktaturës në vitin 1990, nga Myslim Kuka, një i arratisur në SHBA, që sot jeton në New York, i cili me financimet e tij ruajti amanetin e të parëve të familjes.Sot nipi i tij Hysniu drejton dhe financon këtë qendër duke u përpjekur të mbajë po gjallë amanetin dhe detyrimin e familjes, ndaj të moshuarve dhe familjeve në nevojë.

https://www.youtube.com/watch?v=jKZkWgJhoak

Azili u mbyll për tu rihapur më tej në vitin 1997, pra pas 53 vitesh. Azili ka pritur rreth 1300 shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Drejtuesi i azilit privat Hysni Kuka ka falënderuar fondacionin “Firdeus” pasi ka siguruar për një vit rresht drekën për të pamundurit. Janë 72 të moshuar të cilët janë marrë nga situata e rrugës ku u sigurohet një strehtë e ngrohtë dhe gjithë shërbimet e nevojshme.
“Shqiptarët për shqiptarët na mundësuan drekën falas për 1 vit rresht, nuk është turp të jesh i varfër, Këtu kemi shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë, kjo që po bëjmë ne e kemi trashëgimi nga të parët tanë” thotë Hysni Kuka.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb