TIRANË

Deputetja e opozitës, Fatjona Dhimitri nga foltorja e Kuvendit është shprehur kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Ajo nuk i kurseu akuzat në drejtim të maxhorancës, ndërsa e cilësoi këtë nismë si një hakmarrje ndaj presidentit.

“Dëshiroj ta nis diskutimin tim me një pyetje; a ka ky kuvend detyrën që të marrë vendim të tille. Është truk. Të ndërmerret një nismë shkarkimi ndaj kreut të shtetit vetëm se denoncoi shkëmbejnë e kulturës. Kjo shënon njollën më të errët të këtij vendi. Egërsia e sunduesit këtë vend të bekuar e sheh si çiflig të vet.

Dora juaj merr hak ndaj çdo kujt që nuk bën kompromis me krimin. Nëse tentohet e kundërta, tentohet t’i mbyllet goja. Pse u dashka gjykuar presidenti apo se në vend të denoncimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit, të heshte. Pse u dashka gjykuar presidenti? Apo se i hodhi drejtë nepotizmit në Shqipëri. Po lufta e bandave mike të qeverisë së përgjaku Elbasanin? Ngritët një komision qesharak. Harroni që zhyten më shumë në paligjshmëri. Komisioni hetimor nuk mund të ngrihet 4 muaj para përfundimit të mandatit aktual. Historia do ju gjykoj. Kërcënimi është i vetmi që ushqen pushtetin tuaj. Fundi juaj është i afërt.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: