Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, ashtu si kurrë më pare, u trajtua drama e një familjeje nga qyteri i Fierit. Dy prindër të vuajtur me plot probleme, me dorë në zemër e lot në sy, i janë drejtuar emisionit për të apeluar ndihmë për të shpëtuar jetën e tyre, por edhe të fëmijës se vogël të familjes.

Djali i tyre 27 vjeç, një fëmijë me probleme të mëdha shëndetësore që nga lindja e tij, dhunon të dy prindërit me mjete të forta dhe ju ka shkaktuar atyre plagë të mëdha. Ishte vetëm 7-muajsh kur fati e largoi nga gjiri i nënës.

Ishte 3 vjeç kur ju kthye familjes, por edhe atëherë me më shumë probleme. “Ai e vuante shumë problemin e tij, kishte lindur me 6 gishta në të dy duart”, shprehet nëna duke qarë me të madhe.

Na u desh ta fusnim në sallën e operacionit, kishte ëndrra, ëndërronte të punonte e të jetonte jetën por fati e deshi që ai të trasformohej”, vijon më tej.

Çfarë ndodhi me 27-vjeçarin, cila është thirrja e prindërve? Ndiqni rrëfimin…
Nëna e 27-vjeçarit F. Kazanxhiu nga Fieri: Ky është djali i tretë i fëmijëve, ky vendim i gjykatës është pa praninë tonë. Djali ka qenë i dhunshëm që kur u operua, ai ka pasur nga 6 gishta në te dy duart. Në moshën 6 vjeç ai shikonte gishtat e shokëve dhe thoshte pse unë kam 6 gishta. Unë punoja në bujqësi dhe përdorja dorashkat, ai vinte dhe provonte dorashkat dhe thoshte “O ma pse nuk më futet ky gishti tjetër këtu”. Ne ishim me dokumente të rregullta në Greqi, dhe nuk paguam sepse ishim me letra. E operuam, por ai e vuajti shumë këtë gjë. Shokët para se të operohej e përbuznin dhe ky kaloi në kriza nervore. Edhe pas operacionit filloi nga krizat nervore, ne kërkuam ndihmë mjekësore në një spital të Greqisë, e çonim nga 15-ditë në spitalin e psiqiatrisë. Diagnoza ishte për probleme të shëndetit mendor.

Kur ai ishte dy vjeç merrte bomblat e gazit dhe i rradhiste. Kur unë e mora në Greqi, e çova në kopësht, aty ai kapi edukatoren nga këmba, edhe edukatorja tha që nuk është për kopësht. Unë tani u dorëzova, sepse ai sot është 27-vjeç, çfarë më kanë parë sytë këtë herë mua nuk e kisha menduar kurrë. Shkoja në polici askush nuk më ndihmonte, ku nuk kam shkuar, shkova në spital askush nuk e mbante. Djali 11-vjeç ka parë tmerr me sy, mos të ishin komshinjtë sot do ishin dy varre. Unë e solla nga Vlora atë ditë që na dhunoi, ata thanë merreni në shtëpi. Djali i vogël ka parë tmerr me sy. Ai gjithë ditën bënë xhiro nëpër oborr, ngrihet edhe herët, pastaj shkon nëpër lagje ngacmon dhe sjell shqetësime të turpëshme. Ai ka katër muaj që nuk pi ilaçe. Dita jonë është me frikë, nuk dalim askund, unë nuk e lë kurrë familjen vetëm. Mendoj të fundit.

Babai i 27-vjecarit: Pastaj ne e çuam për ta kontrolluar për vizitë por ai nuk pati përmisim, mori medikamente dhe ne ja jepnim. Ai vetëm dy tre ditë kopësht ka bërë. E mernim e çonim në spital për mjekim, sa herë e ka gjetur policia në rrugë edhe e sillte duke na thënë që mbajeni të izoluar. Ai dhunën e ka me ne të familjes, kohëte fundit ka filluar dhunë edhe ndaj komunitetit. E çuam në spitalin e Elbasanit kur u kthyem nga Greqia edhe ata nuk e pranuan, nuk e mbajmë dot na pohuan ata.

Një shitës i një dyqani na ka pohuar se bënë veprime të turpshme, por nuk kemi çfarë t’i bëjmë, kemi kërkuar edhe ta çojmë në burgun e “Zaharisë”, por askush nuk na ndihmon. Kapa edhe një psikologe edhe i thash por asgjë deri tani. Ai edhe pse pi ilaçe vazhdimisht por asgjë nuk i bëjnë, ja japim me forcë por ai nuk i pi. I bëjmë një gjilpërë njëherë në 20 ditë. Ai futet natën në dhomë ne jemi në gjum. Atë natë e çuam në polici, pa dhe gjendjen time të gishtit, atë natë u ngritëm në 3 të mëngjezit, ktheheshim nga vjelja e fasuleve, sa erdhëm në shtëpi ai na godet me grushta të dyve. Në moment vijnë dy shok të punës dhe ata nuk po e mbanin dot, më kishte kafshuar gishtin dhe po më rridhte gjak. Policia na tha çojeni në shtëpi sa të dalë vendimi i Prokurorisë. Por atë vendim që ka nxjerrë gjykata ne nuk kemi kërkuar këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb