Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka udhëtuar në fshatin Luboten të Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Gazetari Ferit Lika takoi familjen Adburrahmani.
Prekëm nga afër realitetin e hidhur të një nëne që nuk i shteronin lotët, nga shpirti i saj derdhet një dhimbje e madhe.11 vjet me pare, ajo lindi dy vajza binjake, Adisen dhe Anisen, njërën më të bukur se tjetrën. Por fati nuk e deshi qe ato te rriteshin te dyja njësoj. Adisa, ka probleme të mëdha shëndetësore. Eshte me skoliozë. “Më dhemb shpina, gjithmonë e sëmurë kam qenë”,-thotë Adisa.
“Problemet nisen që në 2009 kur lindi goca. Kur ka lind s ‘ka ardh në shtëpi hiç, ka qëndruar vetëm ne spital 6 muaj”,- shprehet kryefamiljari Avni Adburrahmani.
“Kemi pas operacione te njëpasnjëshme , me shume ne spitale se në shtëpi. Problemi po zmadhohej, operacionet e para i ka pasur shumë të rrezikshme, operacionin tek këmba e bëmë pasi donin me ja drejtuar”, shprehet Arzia ëma e binjakeve.
Vajza po e përjeton çdo ditë e me keq sëmundjen e saj. “Ka frike me shku në spital me thotë babi do me presin është si me trauma. E kapin dhimbjet e nuk tregon”, -shprehet kryefamiljari. “Vuan nuk mund te luaje me te tjetër as me motrën, mundohet te shkruajë e lexojë por nuk mundet”,-thotë e ëma.
Prindërit nuk po ngrenë dot krye nga ky hall i madh qe u ka rene. S’kane asnje mundesi ekonomike, asnjë te ardhur, sepse te dy janë të papunë.
“Shumë rëndë ta kesh fëmijën kështu. Më shumë nëper spitale kam qene me ciken e tjetrën me e lenë ne shtëpi e atë e kam lenë pak anash”,-thotë e ëma.
“Shumë i mërzit jam, çika me thotë pse unë nuk eci dot , shumë rëndë për prindërit për prindërit qe kur rritet edhe me zor e ka e vjen deri tek ngushtimi i zemres është duke depërtuar shumë keq e duhet të behët patjetër operacion”. Adisa, duhet të shërohet, duhet të jetoje në këtë shtëpi si motra dhe vëllai i saj. Ndaj prindërit e saj, Avniu dhe Arzia, kërkojnë ndihmë. Ndërsa ajo vete na përcjell me zërin e saj te ëmbël, dëshirën e vetme që ka “dua të shërohem, të luaj me motrën e vëllain e shokët e shoqet”,-thotë Adisa.
Familja ka dërguar vajzën për ekzaminime në një spital në Gjermani por u kanë thënë se për ndërhyrjen nevojiten 50.000 euro, para që familja nuk i ka.
(BalkanWeb)