Shumë pak veta do e besonin që Buffon ka ekip të tij të zemrës një skuadër gjermane por  kjo tashmë është më se e vërtetë. Dashuria mes portierit legjendar Gianluigi Buffon dhe Borussia Monchengladbach, e përfolur shumë tashmë është zyrtarizuar. Klubi gjerman i ka dërguar një dhuratë portierit legjendar italian që ka simpatizuar gjithmonë skuadrën e Borussia Monchengladbach.

Një shall ku shkruhet A German Team (Një ekip gjerman). Borussia i ka dërguar kapitenit të Juventusit dhe përfaqësueses italiane edhe një letër të shkruar nga drejtori sportive Max Eberl, e përkthyer në italisht, për ta falënderuar për mbështetjen. Një lidhje sentimentale e shprehur edhe nëpërmjet postimit në llogarinë zyrtare të klubit gjerman në “Twitter”.

“Portierë të mirë ka shumë, por legjenda me stil janë vetëm pak. Faleminderit për përkrahjen tënde për Një ekip gjerman”.

Edhe tifozët e Borussia Moenchegladbachit kanë simpati të madhe për Buffonin, shkruan Gazetta dello sport. Kur Juventusi luajti me Borussian, portieri italian shkoi te tribuna e tifozëve gjerman dhe u hodhi atyre dorezat e tij. Ata nuk ishin të informuar që legjenda italiane ishte tifoz i skuadrës gjermane, tifozët ia kthyen prapa dorezat.

Por klubi gjerman menjëherë reagoi me në komunikatë kur tregoi për dashurinë e Buffonit dhe menjëherë, një përfaqësues i tifozëve u takua me portierin në dhomat e zhveshjes duke i dhuruar atij një shall.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb