Një ushtare e gardës Kombëtare të SHBA-së vrau veten në vitin 2018, pas sulmeve seksuale të përsëritura nga kolegët në ushtri.

Reshterja Morgan Robinson u vetëvra në moshën 29 vjeçare. Në vitin 2016, ajo ishte sulmuar seksualisht gjate stacionimit në Kuvajt, ndërsa katër muaj para vdekjes, rreshterja u përdhunua në grup gjatë misionit ushtarak në Afganistan, raportojnë mediat e huaja.

Nëna e ushtarakes së ndjerë, Debbie Robinson ka folur publikisht për atë që quan mungesë absolute e drejtësisë dhe dhënies së llogarisë për tmerrin e përjetuar nga vajza e saj. Dështimi për ndalimin e abuzimeve torturuese i morën asaj jetën, argumenton Debbie.

Ajo shton se qëkur ishte e vogël Morgan dëshironte të shërbente në ushtrinë e SHBA, dhe kur mbushi 21 vjeçe ajo u regjistrua në Gardën Kombëtare.

Kur ajo ishte dërguar në misionin e saj të parë në Lindjen e Mesme, tmerrin nuk e gjeti në fushën e betejës apo në duart e armikut, por “u sulmua seksualisht dhe u ngacmua vazhdimisht nga një prej eprorëve të saj”, thotë e ëma.

Kur Morgan tentoi të raportonte sulmet seksuale të eprorët, drejtuesit nuk bënë asgjë për të dënuar dhunën apo për t’i ofruar mbrojtje. Morgan, e cila kishte një fëmijë në shtëpi dhe ishte e fejuar, u dërgua në Afganistan me të njëjtin dislokim.

Kur ajo arriti atje, u përdhunua në grup nga disa ushtarë. E zhgënjyer dhe e tmerruar të raportonte aktin e rëndë, Morgan vrau veten katër muaj më vonë.

Debbie e dinte se e bija ishte e tmerruar të raportonte përdhunimin, sepse ata e kishin kërcënuar.

“Kjo ishte hera e dytë. Ajo e dinte se nuk do të shkonte gjëkundi. Asgjë nuk u bë për sulmin në Kuvajt prandaj asgjë nuk do të ndodhte as për Afganistanin”, thotë e ëma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb