Ajo u kthye në një prej imazheve simbol të masakrës së Bucha-s, duke mbushur faqet e para të mediave online dhe gazetave print në të gjithë botën.

E kemi fjalën për një dorë të nxirë nga sulmet dhe të shtirë në gjendje të lirë në tokë.
Trupi i saj u gjet i shtrirë në anë të rrugës pranë biçikletës, me krahun e shtrirë anash. Thonjtë e saj të kuq dhe rozë bien në sy mes papastërtive.
Pasi fotoja u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe teksa ngjarjet tragjike brenda qytetit nga pushtuesit rusë po faktoheshin, kjo dorë bëri xhiron e botës

Dora në foton tronditëse, rezulton, se i përkiste 52-vjeçares Iryna Filkina – një grimiere dhe blogere aspiruese që postonte mësimet në faqet e saj në mediat sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: