Në pjesën e fundit të emisionit ‘Open’ në News24, u diskutua në lidhje me çështjen e zhdukjes së “mbretit të lojërave të fatit” Ervis Martinaj dhe kontrollin e kryer të shtunën në shtëpinë e tij në Surrel.

Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar detaje nga operacioni, duke shtuar se vetëm në Shqipëri pritet të zgjidhen çështjet penale me ultimatume nga ana e kryeministrit.

Klodiana Lala: Dy banesa janë kontrolluar me vendim të Gjykatës së Posaçme. Asnjë nga familjarët e mbretit të lojërave të fatit nuk ka qenë në banesë. Kontrolli ka zgjatur rreth 6 orë, nuk janë gjetur sende të paligjshme ndryshe nga banesa në Fushë Kuqe, policia ka marrë disa dokumente pronash, certifikatat dhe një pasaportë. Banesa nuk rezulton në emrin e Ervis Martinaj, është dhënë me qera në kohën kur nisi tymnaja e zhdukjes.
Duke qenë se ka dy hetime paralele nga Prokuroria e Kurbinit dhe SPAK, zgjidhja e çështjes nga një palë ndikon edhe në palën tjetër.

Vetëm në vendin tonë diskutohen ultimatumet e kryeministrit se ja jep truri kryeministrit që mund të ketë shumë dëshira por nuk është kjo mënyra si zgjidhen çështjet. Historia e Ervis Martinaj është më e madhja e ndodhur në 10 vitet e fundit, ndërthur krim, politikë, të vrarë, të zhdukur, para, shoëbiz, e do Edi Rama e ta zgjidhim për 100 dit.

Altin Dumani i SPAK është tërësisht i pavarur nga politika sipas ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: