Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24, ka risjellë historinë e familjes Muça më 7 jetimë në Elbasan. Pranvera Muça, 45 vjeç, ka humbur bashkëshortin dy vite më parë. Ajo është nënë e shtatë fëmijëve deri një muaj më parë banonin në një çadër mes pyllit në fshatin e thellë Kamiçan. Jetonin në një shtëpi shekullore mbi 100-vjeçare që u shemb. Për të ngrënë kishin vetëm hithra të ziera e pak miell.

Rasti i rëndë, preku zemrat e shqiptarëve ishte dhe ai i një nëne me shtatë jetimë, që jetonin mes mjerimit total. Për këtë arsye, nëna e jetimëve kishte tentuar edhe vetëvrasjen. Por, falë ndihmës së shqiptarëve përmes emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, familjes iu dhurua shtëpi në qytetin e Elbasanit.

Në momentin që Pranvera hyri në shtëpinë e re ajo kishte një merak të madh: “Po sikur të vijnë dhe të ma marrin?”, tha ajo. Stafi i emisionit nuk i harron personazhet, kështu që Elvis Naçi, producenti ekzekutiv Ilir Hoxholli dhe djali i Elvisit, Firdeus, kanë marrë udhën për t’i takuar në banesën e re. Në dorë Elvisi i dorëzoi Pranverës hipotekën e banesës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Elvisi: Ne u morëm me dokumentet e shtëpisë, stafi u mor më këtë punë.
Pranvera: Ti ke rënë një engjëll në tokë për ne Elvis, ne jemi në një mrekulli këtu!

Elvisi: E bënë shqiptarët, ata kishin nevojë për këtë emision që të ndihmonin. Engjëjt e vërtetë janë ata. Sot të kam sjellë hipotekën përfundimtare.

https://youtu.be/lHb69b0Lnw4

Pranvera: Zoti të bekoftë, gjithë shqiptarët që kanë kontribuar dhe ata që më kanë parë janë të mirëpritur këtu në shtëpinë time, është shtëpia e tyre kjo. Le të vijnë këtu të qëndrojnë. Jeta ime është një legjendë, këtu kur erdha u mahnita, kur më thatë që do jetosh këtu nuk mu besua, mendova po sikur të vijë të ma marri këtë. Elvisi më tha që shtëpia është e jotja. Por nuk e besoja prandaj e thashë. Ishte e pabesueshme që nga fundi i pusit të dalësh kështu. Tani ëndrra ime u bë realitet. Kam tapinë sot në dorë është mrekulli. Fëmijët kanë ku flenë si gjithë njerëzit, si gjithë shqiptarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb