TIRANE- Pas udhëtimit në xhunglën e Afrikës së Jugut, gazetari investigativ Artan Hoxha rikthehet në Shqipëri dhe nis nga puna.

Me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social Facebook, ai tregon se historia e Klement Balilit, njeriu që njihet ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit” do pasqyrohet edhe në mediat gjermane.

Hoxha shfaqet në foto me gazetarin gjerman të tabloidit “Der Shtern”, Jonas Brenge dhe fotoreporterin italian Matteo Bastianelli, diku afër Vlorës, duke na treguar edhe projektin e tyre të ri.

Më pas ai duket se ka udhëtuar drejt Sarandës, pasi bën edhe foto para resortit turistik “Santa Quaranta”, të sekuestruar sot.

Gazetari po ashtu ironizon sekuestron e pronave të Balilit, duke thënë gjithçka ndodhi pas sezonit turikstik, “që Keli të merrte edhe këstin e fundit”.
23844599_1495831573787839_8528371096750614321_n

23794864_1495831597121170_6448635797906099827_n

23915791_1495831600454503_7062520390863143610_n

23755762_1495831577121172_6193300655999826336_n

23844599_1495831573787839_8528371096750614321_n
STATUSI I PLOTË
Se shpejti nga kazani mediatik gjerman nje tjeter histori me Balilin, por kjo shume me para se prokuroret te kujtoheshin qe ta sekuestronin resortin Santa Quaranta pasi te mbaronte sezoni turistik, dhe Keli te merrte dhe kestin e fundit…
Me kolegun gjerman te tabloidit Der Shtern, Jonas Brenge dhe fotoreporterin italian Matteo Bastianelli ….

artan hoxha
artan hoxha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb