Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, kanë qenë gjithmonë të ndërlikuara, janë plot 65 vite marrëdhënie të vështira.

Më datën 4 nëntor 1979, një grup studentësh iranianë sulmuan ambasadën amerikane në Teheran  dhe morën peng 66 diplomate e qytetare amerikanë. Përkujtimi i kësaj ngjarjeje që hyri në histori si kriza e pengjeve dhe zgjati jo pak por 444 ditë. Pengjet e fundit u liruan në janar 1981. Ky konflikt cilësohet shpesh si ferkimi i parë i Shteteve të Bashkuara me Islamin politik.

Në vitin 1979, lideri islamik i Iranit, Ayatollah Khomeini instaloi një teologji islamike antiperëndimore, e cila zëvendësoi monarkinë pro-perëndimore të Shahut të Iranit.

SHBA u quajt “Satanai i Madh” nga qeveria e re iraniane, dhe iranianët i panë Shtetet e Bashkuara me dyshim, për shkak të rolit të saj në lidhje të Shahut Muhamed Pahlavi. Në atë kohë Presidenti amerikan Jimmy Carter e lejoi Shahun e Iranit i cili vuante nga një tumor agresiv të kurohej në Shtetet e Bashkuara. Iranianët u zemëruan pasi menduan se Shtetet e Bashkuara, po komplotonin me qëllim rikthimin e tij në pushtet. Kjo ndodhi vetëm disa javë para sulmit kundër Ambasadës.

Vetë lideri suprem Khoimeni bekoi marrjen e pengjeve në ambasadë, duke nxitur më tej linjën e ashpër të qeverisë kundër Shteteve të Bashkuara.

Mediat e asaj kohe raportuan se disa nga pengjet amerikane u rrahën e u tortuaruan madje rojet i bënë të besonin se do të ekzekutoheshin nga skuadra e pushkatimit ose thjesht luanin lojën e ruletës ruse me ta.

Pengjet deklaruan më vonë se mbaheshin të lidhur  këmbë e duar për ditë e natë me rradhë, deprivoheshin nga gjumi,  si dhe nuk lejoheshin të komunikonin me njëri tjetrin

Por propaganda iraniane deklaronte se pengjet ishin “miq” të cilët po trajtoheshin me respekt dhe butësi! Kreu i studentëve iranianë e cilësonte këtë si një plan origjinal jo të dhunshëm dhe një aksion simbolik per t’i treguar botës për shkeljen e sovranitetit dhe dinjitetit që SHBA po i bënte Iranit.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Irani kishin arritur në një marrëveshje për të liruar pengjet në dhjetor, iranianët pritën deri minutën kur u betua Presidenti Ronald Reagan, përpara se të lejonin aeroplanin me pengje të ngrihej në fluturim. Momentet e shpëtimit të tyre janë memorizuar nga mediat ndërkombëtare.

Ish ambasada e sulmuar e SHBA në Teheran është ruajtur edhe sot si muze që nga ditët kur ishte burg në vitin 1979.

Ajo mbetet si një simbol i revolucionit iranian, dhe në Iran njihet si “strofulla e spiunëve”.

Çdo vit në përvjetorin e marrjes së pengjeve, iranianët  kujtojnë këtë ngjarje me demonstrata dhe e shoqërojnë me thirrje antiamerikane duke ringjallur thirrjet e disa dekada më parë “vdekje Amerikës” apo “Marg bar Amrika”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: