Panjshir është kthyer sërish në luginën e pamposhtur të talebanëve. Pavarësisht se kanë nën kontroll gjithë vendin, talebanët nuk po mund të thyejnë dot rezistencën në luginën që është vetëm një orë larg apo 30 kilometra nga Kabuli.

Mijëra luftëtarë po luftojnë aty kundër talebanëve për t’i mbajtur larg teksa sërish Panjshir është kthyer në shesh betejën e Afganistanit.

Por çfarë e bën këtë luginë të veçantë?

Lugina Panjshir është e gjatë, e thellë dhe rreth 120 kolometra në jug-veriperëndim të Kabulit. Mbrohet nga male të larta deri në 3 mijë metra mbi luginë. Këto përbëjnë një barrierë mbrojtësie natyrore për njerëzit që jetojnë aty.
Ka vetëm një rrugë për në Panjshir, e cila është e ngushtë, gjarpëruese dhe shkon mes daljeve të mëdha shkëmbore dhe lumit Panjshir.

Në fakt nuk është vetëm lugina Panjshir, janë 21 nën lugina që e përbëjnë atë. Në këtë luginë jetojnë rreth 150 mijë- 200 mijë banorë që i përkasin etnisë taxhike. Njerëzit aty njihen si guximtarë ose edhe më trimët në Afganistan. Po ashtu ata kurrë nuk janë pajtuar me talebanët teksa kanë arritur edhe fitore historike vite më parë ndaj britanikëve e sovjetikëve që i kanë inkurajuar më tepër dhe i kanë bërë krenarë.

Hyrja e Luginës nuk është shumë larg nga autostrada e Kabulit. Gjithsesi, ka disa faktorë që e bëjnë këtë Luginë të pamposhtur ndërsa mësohet se aty ka dhe stoqe armësh dhe ka ende magazina aty apo depo armësh.
Kësaj radhe rezistencën e udhëheq 32-vjeçari Ahmad Massoud, djali i udhëheqësit legjendar Ahmad Shan Massoud në vitet 1980-1990. Talebanët e kanë shpallur në kërkim dhe duan ta arrestojnë.
Panjshir edhe kësaj radhe po reziston, por me shumë gjasa mund të bjerë në dorë të talebanëve të cilët kanë marrë gjithë fuqinë e pushtetet në Afganistan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb