Cosmin Lambru, është 18-vjeç dhe sjell një nga ato historitë që tregojnë se asgjë nuk është e pamundur. Këtë e vërtetoi duke luajtur për 9 minuta në takimin që Petrolul Ploiesti mposhti 2-0 Universitatea Craiova, raporton “The Sun”.

Futbollisti i cili luan si sulmues ka humbur dorën e majtë në një aksident 10 vite më parë.

Ai po ecte në rrugë së bashku me shokët e tij kur u godit nga një kamion. Cosmin përfundoi poshtë rrotave por falë reflekseve ai arriti të shpëtonte veten. Gjithsesi, dora e majtë u plagos rëndë në aksident.

nintchdbpict000362399406

Lambru kujton: “Ndjeva dhimbje të tmerrshme, por të paktën isha ende i vetëdijshëm. Shokët më ndihmuan dhe më dërguan në spital”.

Atij iu tha nga mjekët se në rast se do të kishte mbërritur pak më vonë atëherë atyre do iu duhej t’ia prisnin të gjithë krahun.

Doktoreshë Otilia Racasa, pavarësisht komplikimeve ekstreme që hasi gjatë operacionit, bëri gjithçka mundej dhe ia doli që të shpëtonte pjesën më të madhe të krahut të të riut.

Lambru kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë futbollist dhe mbrëmë i tregoi të gjithëve se gjiçka është e mundur duke debutuar si profesionist.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb