Gazeta kroate “The Dubrovnik Times” ka botuar më 15 mars 2018 një shkrim të Mark Thomas, ku flitet për mbeturinat plastike që vijnë nga Shqipëria, e që kanë ndotur rëndë Gadishullin e Peljesacit në rivierën dalmate. Bëhet fjalë për një nga vendet më piktoreske të bregdetit kroat, i cili siç shihet nga fotot e botuara nga mediat vendase, është ndotur dukshëm nga qese plastike, ambalazhe me mbishkrime shqiptare dhe mbeturina të tjera, shkruan Javanews.
peljesac
Nuk është e re historia e plehrave “Made in Albania”, që emigrojnë nga bredgeti shqiptar, kryesisht grykëderdhja e lumenjve të Veriut të Shqipërisë, drejt brigjeve të Malit të Zi e Kroacisë. Vite më parë është shkruar e folur për shishet e birrës dhe kanoçet me mbishkrime shqiptare, të cilat pushtonin plazhet e fqinjëve veriorë, duke shqetësuar autoritetet dhe duke dëmtuar sezonet turistike të vendeve të prekura.

Shkrimi i gazetës kroate mbyllet me një informacion kurioz: ato janë shpërndarë kryesisht në rrjetet sociale, përfshirë edhe llogarinë e një aktivisti shqiptar të mjedisit, i cili i ka postuar nën diçiturën “Kroaci, na fal”!Javanews.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb