Me rastin e 21-vjetorit të nisjes së misionit të Nato-s në Kosovë, një djalë nga Kosova, Shpend Lila, i shkroi në “Twitter” ministrit të Mbrojtjes, Lorenzo Guerini, duke iu lutur ta ndihmonte për të gjetur një ushtar italian përmes një fotoje të vitit 1999. Dhe ministri e gjeti.

Pas postimit në “Twitter” të djaloshit, struktura e Ministrisë u vu në lëvizje, duke gjetur identitetin e ushtarakut që në atë kohë ishte një vullnetar i Ushtrisë që shërbeu dikur në luftën e Kosovës. Ushtaraku, sot nënoficer, shprehu dëshirën për t’u takuar me atë djalosh të vitit ’99.

“Nëse Forcat e Armatosura italiane janë kaq të vlerësuara edhe jashtë është për përgatitjen e njohur profesioniste, vendim me të cilën ushtarakët tanë operojnë në botë. Edhe për histori humane si kjo”, komentoi Guerini.

  • foto galeri

Më 12 qershor 1999 nisi Misioni i Nato-s që prej 21 vjetësh garanton sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe popullit kosovar. Italia për të 11 herë ka qenë në komandë dhe aktualisht kontingjenti drejtohet nga gjenerali Michele Risi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb