Besoi tek dashuria në pleqëri, por një rumune është braktisur nga të dy familjet.

Kjo është historia e trishtë e Silvi Patriotit, gruas rumune, e cila la vendin e saj dhe erdhi në Shqipëri për t’u martuar me Asllan Patriotin.

Patrioti njihet si një nga personat që udhëhoqi protestat e ish-të përndjekurve politike. Megjithatë më vonë përfundoi në pranga për mashtrim dhe aktualisht është në burg.

Por Silvi pësoi një trombozë dhe prej tre vitesh ndodhet në spitalin e Durrësit, e paralizuar dhe e braktisur.

Ajo la në Rumani katër fëmijët e saj. Por askush nuk po interesohet për të, shkruan ‘Mapo’.

Spitali i Durrësit ka bërë apel tek ambasada rumune, por edhe ajo gjermane, pasi bashkëshorti i saj i parë ka qenë gjerman, që të gjejnë një zgjidhje.

Me 62-vjeçaren, spitali duket se ka rënë në hall.

Ajo nuk po merr trajtim mjekësor, ndërkohë që infermieret po luajnë me të rolin e dados.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb